Haradinaj: Seanca e thirrur për çështjen e vizave, ndërhyrje në agjendat shtetërore

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj gjatë mbledhjes së sotme ka thënë se Qeveria i ka kryer të gjitha detyrat e veta në procesin e liberalizimit të vizave.

Lajme

04/12/2018 14:56

Haradinaj ka deklaruar se seanca e thirrur nga opozita për këtë çështje paraqet ndërhyrje në agjendat shtetërore, raporton lajmi.net.

Kryeministri e ka bindjen që liberalizimi i vizave është një proces i cili nuk do të vonohet deri në kohërat e largëta sikurse po flitet.

Ai ka thënë se qeveria që ai udhëheq ka marrë vendime të rëndësishme, siç është ai për taksën.

Po ashtu, Haradinaj iu ka thënë ministrave se gjendja është e qetë edhe në veri, dhe se serbët nuk kanë mungesa të produkteve elementare. /Lajmi.net/