Haradinaj: Qeveria është e gatshme të jetë afër komunave – Lajmi.net
Haradinaj: Qeveria është e gatshme të jetë afër komunave
Autori: Lajmi.net LajmePolitikë 17:17, 13 June 2018
Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, mori sot pjesë në konferencën jubilare "10 vite pas decentralizimit dhe konstituimit të qeverisjes lokale- sfidat e një dekade, rrugëtimi në dekadën e dytë", organizuar nga Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale.

Haradinaj aty tha se Qeveria që ai udhëheq ka rënë rakord që komunat të jenë institucione të nivelit komunal qeverisës, vendimarrës dhe ekzekutiv.

“Ne kemi marrë vendime të mira dhe kemi rënë dakord që komunat të jenë institucione të nivelit komunal qeverisës, vendimmarrës dhe ekzekutiv. I kemi dhënë një situatë të fuqishme vendimmarrëse komunave edhe me Ligjin për Pushtetin Lokal dhe atë për Zgjedhjet. Pra, komuna tek ne është shumë e fuqishme, por ajo vjen në shprehje kur vjen mundësia e zbatimit të këtyre kompetencave dhe përgjegjësive ”, u shpreh Haradinaj.

Kryeministri Haradinaj, foli edhe për problemet me të cilat përballen komunat, duke thënë se ka mungesë të instrumenteve të komunikimit Komunë-Qeveri nacionale, por theksoi gatishmërinë e qeverisë për të qenë afër komunave.

Po ashtu, kryeministri Haradinaj tha se qeveria duhet të ketë një ekip mobil e cila viziton komunat veç e veç dhe identifikon temat me të cilat përballen ato.

 

“Qeveria do të përkrahë komunat, reformat e brendshme, të cilat komunat mund t’i nxisin edhe vet, sepse askush më mirë se ta nuk e dinë se si mund të kryhen punët e tyre”, tha kryeministri, duke shtuar se duhet të ekzistojë një instrument pune në nivel qeveri nacionale-komunë.

Besnik Muçaj, drejtor ekzekutiv i Institutit Kosovar për Qeverisje Lokale, tha se viti 2018 shënon 10-vjetorin e konstituimit të qeverisjes lokale, proces ky që nisi me obligimet e Pakos së Presidentit Ahtisari.

“Decentralizimi i lidhur me këtë Pako synonte të promovonte konceptin e demokracisë lokale, dhe akomodimin e komuniteteve jo shumicë. Në përgjithësi, komunave me ketë proces u është dhënë autonomi e lartë, shpesh autonomi e cila në zbatim ka hasur në sfida funksionale”, tha Muçaj.

Në këtë konferencë folën edhe ambasadori i Mbretërisë së Norvegjisë në Kosovë,  Per Strand Sjaastad dhe ambasadori i Zvicrës në Kosovë,  Jean-Hubert Lebet.
Konferenca vazhdoi punimet me dy sesione, në të cilat u fol për procesin e reformave, si dhe për sfidat dhe mundësitë që kanë komunat.

Të pranishëm në këtë konferencë ishin ministri i Administratës Publike, Mahir Jagxhilar, përfaqësues të Republikës së Shqipërisë, Maqedonisë, kryetar të Komunave të Kosovë.

Përmes diskutimeve, rrjetëzimit, dhe nismave që do të dalin nga kjo konferencë do të arrihet të: sensibilizohen akterët për rëndësinë e fuqizimit të qeverisjes, dialogut dhe demokracisë lokale; të ndikohet që niveli qendror dhe ai lokal ta kenë prioritet reformën e qeverisjes lokale, duke e bërë atë sa më efikase dhe funksionale; të kontribuohet në rritjen e shkëmbimit të informacionit, njohurive në lidhje me modelet, proceset dhe praktikat në rajon; si dhe t’i shërbejmë avancimit të agjendës së reformave evropiane./Lajmi.net/

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO