Haradinaj: Provokim është Krajl Milutini jo Isa Boletini

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj ka thënë se varrosja e Isa Boletinint në vendlindjen e tij nuk është provokim për askënd.

Lajme

09/06/2015 17:03

Ai ka theksuar se provokim është shtatorja e Krajlit Milutin në Graçanicë.

Lexoni postimin e plotë:

Varrosja e Isë Boletinit në vendlindjen e tij, në Boletin, nuk është provokim për askënd.

Provokim është shtatorja e Krajlit Milutin, në Graçanicë.

Isa është në shtëpi të vet, pas një shekulli padrejtësish.

Këta që e konsiderojnë provokim vendosjen e eshtrave të Isë Boletinit në oborrin e kullës së tij, duhet ta dijnë se edhe pas një shekulli, e drejta e Isë Boletinit, doli në pah!

Lavdi Isë Boletiniti!