Haradinaj: Projekti i autostradës “Arbën Xhaferi”, dëshmi e përkushtimit tonë për integrimin rajonal

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradiaj së bashku me ministrin e Infrastrukturës, Pal Lekaj kanë vizituar punimet në daljen e autostradës “Arbën Xhaferi” në Doganaj të Kaçanikut, ku po ngritët ura më e madhe në rajonin tonë dhe nga afër u njoftova me intensitetin dhe cilësinë e ndërtimit të saj.

Lajme

06/09/2018 09:43

Haradinaj ka thënë se ky projekt është dëshmi e përkushtimit të Kosovës për integrim rajonal.

“Projekti i autostradës “Arbën Xhaferi”, dhe sidomos ura impresive, është edhe një vepër madhore, si dëshmi e përkushtimit tonë për integrimin rajonal, që i hapë rrugë realizimit të aspiratave të Ballkanit Perëndimor për t’iu bashkuar familjes europiane”, ka shkruar Haradinaj./Lajmi.net/