Haradinaj: Procesi i liberalizmit të vizave do të përmbyllet me sukses

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, pas votimit për heqje të vizave për Kosovën, nga Komiteti LIBE për të Drejta Civile, Drejtësi, dhe Çështje të Brendshme,  ka thënë se është përmbyllur më sukses hapi i dytë për heqjen e vizave.

Lajme

30/08/2018 10:47

Haradinaj ka thënë se Kosova ka bërë punë të madhe në fuqizimin e sundimit të ligjit, duke u shprehur se procesi i liberalizmit të vizave do të përmbyllet më sukses.

Postimi i plotë i Haradinaj:

Pas plotësimit të të gjitha kushteve për liberalizim, hapi i dytë drejt heqjes së regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës u mbyll me sukses. Parlamenti Europian, respektivisht Komiteti LIBE për të Drejta Civile, Drejtësi, dhe Çështje të Brendshme, aprovoi sot mandatin për hapjen e negociatave me Komisionin Europian për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës.

Kosova ka bërë punë të madhe, veçanërisht në fuqizimin e sundimit të ligjit, andaj është e sigurt se do të përmbyllet me sukses i tërë procesi, duke u mundësuar qytetarëve tanë të lëvizin lirshëm në vendet e BE-së.

Mirënjohës për angazhimin e madh dhe të vazhdueshëm të eurodeputetes dhe raportueses për liberalizim të vizave në Parlamentin Europian, Tanja Fajon, dhe të gjithë eurodeputetëve tjerë që votuan pro lëvizjës së lirë për kosovarët./Lajmi.net/