Haradinaj priti përfaqësuesit e Shoqatës së Eksportuesve të Kosovës

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim një delegacion të Shoqatës së Eksportuesve të Kosovës, të kryesuar nga Nexhat Hasani.

Lajme

22/11/2017 14:52

 

Kryeministri Haradinaj është njoftuar me problemet me të cilat po përballen ata, duke filluar nga mos furnizimi i rregullt me energji elektrike, politikat e pafavorshme fiskale, ekonomia joformale dhe mungesa e fuqisë punëtore të specializuar në profile të ndryshme.

Ndërkaq, kryeministri Haradinaj tha se nga ardhja e tij në krye të ekzekutivit të vendit janë ndërmarrë hapa në fuqizimin e prodhimit dhe do të punohet edhe më shumë që prodhuesit tanë të jenë konkurrentë në rajon.

“Po punojmë që të krijojmë lehtësira për të gjithë prodhuesit, sepse rritja e eksportit shton vendet e punës dhe të ardhurat në Kosovë”, tha kryeministri Haradinaj.