Haradinaj pritet nga kryeministrja britanike, hapet Samitit i Londrës

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, po merr sot pjesë në Samitin e Ballkanit Perëndimor në Londër, i pritur nga Kryeministrja Theresa May.

Lajme

10/07/2018 15:07

Kreu i ekzekutivit kosovar tha se në sesionin e parë fokus ishte tema ekonomike.

Postimi i tij i plotë:

Sot po marrë pjesë në Samitin e Ballkanit Perëndimor në Londër, i pritur nga Kryeministrja Theresa May dhe në mesin e shumë liderëve evropian.

Në sesionin e parë, ku fokus ishte tema ekonomike, përmenda të arriturat tona në këtë fushë, investime infrastrukturore dhe ligjore që kemi bërë, zonat ekonomike dhe projektet kyçe që na lidhin me vendet e rajonit dhe Evropën, si dëshmi e mirë që Kosova po ecë përpara dhe ofron mundësi të mëdha për investitorët e huaj.

Procesi i Berlinit i ka hapur rrugë stabilitetit ekonomik dhe politik të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Kosova është e përkushtuar që rrugën e saj, ta vazhdojë në frymën e bashkëpunimit regjional dhe mbi vlerat euro-atlantike!