Haradinaj pret në zyrën e tij ekipin e xhudos, zotohet se do t’i ndihmojë sportistët

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në zyrën e tij ekipin e xhudos së Kosovës, të udhëhequr nga Driton Kuka dhe Majlinda Kelmendi.

Sport

29/11/2018 12:40

Haradinaj në njoftimin e bërë në llogarinë e tij në Facebook, ka shprehur mirënjohje të thellë për ekipin e xhudos, që e kanë shndërruar Kosovën në brend botëror në këtë sport, shkruan lajmi.net.

Postimi i plotë i kryeministrit Haradinaj në Facebook:

Gjeneratës së artë të xhudos me normë olimpike të prirë nga strategu Driton Kuka, pata kënaqësinë t’i shpreh mirënjohjen dhe konsideratat më të thella, për ngritjen e Kosovës në brend botëror në këtë sport.

Vetëm këtë vit i kanë sjellë vendit 21 medalje, duke e lartësuar flamurin tonë.

U zotova se heronjtë tanë, që na bëjnë krenarë dhe na japin vullnet për të tejkaluar të gjitha sfidat që Kosova i ka përpara, nuk do t’i lëmë vetëm në këtë maratonë suksesesh, duke u krijuar me urgjencë kushte të volitshme infrastrukturore./Lajmi.net/