Haradinaj premton përmbushjen e kërkesave të SBASHK-ut

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj sot ka pritur në takim përfaqësuesit e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit.

Lajme

20/02/2018 16:01

 

Në një postim në facebook shefi i qeverisë kosovare ka thënë se do t’i përmbushë kërkesat e kësaj sindikate.

“Qeveria e Kosovës mbetet e përkushtuar që t’i trajtojë me prioritet kërkesat dhe nevojat e të gjitha kategorive të rezistencës në Kosovë. Njohja e sakrificës së mësimdhënësve të viteve të ’90-ta është e një rëndësie të veçantë. Mësimdhënësit e viteve të ’90-ta ishin shtylla e papërkulur e qëndresës sonë”, ka shkruar Haradinaj në facebook.

“Takova sot përfaqësuesit e SBASHK-ut për ta gjetur zgjidhjen e duhur për kërkesat e tyre, duke përmbushur obligimet shtetërore”, ka thënë ai.

Ndryshe sot mësimdhënësit ishin në një grevë dy orëshe shkaku i moszbatimit të marrëveshjes ndërmjet koalicionit PAN dhe SBASHK-ut.

Sindakata po kërkon zbatimin e premtimeve që iu ishin dhënë gjatë kohës së fushatës. /Lajmi.net/