Haradinaj premton angazhim që furnizimi me ujë të jetë i përhershëm

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti sot në takim përfaqësuesit e Shoqatës së Ujësjellësve të Kosovës, të udhëhequr nga Ilir Abdullahu, kryetari i Bordit të Shoqatës dhe Abdullah Dërguti, drejtor menaxhues.

Lajme

21/10/2017 15:16

Gjatë takimit është biseduar për funksionimin sa më të mirë të këtij sektori, për shkak të rëndësisë të madhe që ka në ofrimin e shërbimeve të furnizimit të qytetarëve me sasi dhe cilësi të ujit.

Kryeministri Haradinaj konstatoi se niveli i furnizimit me ujë është i kënaqshëm, por që menjëherë Qeveria do të angazhohet në marrjen e vendimeve strategjike për sigurimin e furnizimit afatgjatë dhe të përhershëm me ujë.

Kryeministri Haradinaj i ka dhënë mbështetje kërkesës për të organizuar Konferencën Ballkanike të Ujërave, që do të mbahet në Prishtinë nga 1 deri më 3 nëntor të këtij viti, me titullin “Sfidat e ujit të ndotur”.