Haradinaj  po merr pjesë në Samitin e Sofjes dhe Forumin Ekonomik të Vjenës – Lajmi.net
Haradinaj  po merr pjesë në Samitin e Sofjes dhe Forumin Ekonomik të Vjenës
Autori: Lajmi.net LajmePolitikë 11:30, 17 May 2018
Ka filluar sot në Sofje të Bullgarisë, Samiti i Evropës dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, i njohur si Samiti i Sofjes, në të cilin po merr pjesë edhe Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj.

Samiti do të udhëhiqet nga Presidenti i Këshillit të Evropës Donald Tusk, i cili do ta përfaqësojë Evropën bashkë me Presidentin e Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker.

Krahas krerëve shtetërorë të vendeve, pjesë e këtij samiti do të jenë edhe presidenti i Parlamentit Evropian, Antonio Tajani, Përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini dhe Komisioneri i BE-së për Politika Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociata të zgjerimit, Johannes Hahn.

Tema kryesore e këtij samiti do të jetë konektiviteti, në fushën e transportit, energjisë, infrastrukturës digjitale, edukimit, inovacioni dhe ekonomia digjitale.

Presidenti i Këshillit të Evropës Donald Tusk, përkitazi për samitin, ka thënë se Evropa duhet të luaj një rol aktiv në këtë transformim, meqë do të jetë realitet i të gjithë evropianëve dhe se çdo gjë që do të diskutohet në këtë samit do të ketë impakt global.

Pjesëmarrësit e samitit do të nënshkruajnë një deklaratë të përbashkët, në të cilën përfshihen 13 pika dhe të cilat do të tregojnë përkushtimin për të ardhmen e përbashkët.

Përveç Presidentit Hashim Thaqi, Kryeministrit Ramush Haradinaj, në Samitin e Sofjes po merr pjesë edhe Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli.

Kryeministri Haradinaj do të qëndrojë në Sofje edhe në ditën e nesërme, ku nis punën Forumi Ekonomik i Vjenës, që bënë bashkë Kryeministrat e Ballkanit Perëndimor dhe Kryeministrin e Bullgarisë dhe ku Kosova përfaqësohet nga vet Kryeministri Haradinaj./Lajmi.net/

 

 

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Bubble Trouble
  • Play Berry Rush
  • Play iStunt 2
  • Play Supercar Showdown