Haradinaj: Përpjekja për të na frikësuar e përkeqëson gjendjen

Ramush Haradinaj, lideri i AAK-së, tha se mbajtja e seancës së Parlamentit të Kosovës në sallën alternative është përpjekje për seancë të pakuptimtë.

Lajme

14/12/2015 14:27

Sipas tij, vetëm anulimi i marrëveshjeve e kthen normalitetin, ndërsa tentimi i Qeverisë për ta frikësuar opozitën vetëm sa do ta përkeqësoj gjendjen.

“Është edhe një përpjekje për një seancë të pakuptimtë. Anulimi i marrëveshjeve kthen normalitetin, ndërsa tentimi i tyre për të na frikësuar vetëm se do ta përkeqësoj gjendjen”, tha Haradinaj.

Ndërkohë që seanca e Kuvendit të Kosovës për ta miratuar buxhetin për vitin 2016 ka filluar në sallën alternative, deputetët e opozitës janë jashtë sallës së Kuvendit. Seancën në sallë alternative pas suspendimit të tyre ata e kanë quajtur të jashtëligjshme.