Haradinaj përgëzon fituesit në të gjitha qytetet, AAK-në e shpall fituese në tetë komuna

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në një konferncë për media i ka përgëzuar qytetarët për zgjedhjet fer të cilat sipas tij janë mbajtur në Kosovë.

Lajme

19/11/2017 22:33

 

Ai ka deklaruar se këto zgjedhje dëshmojnë se Kosova është pjesë e familjes evropiane.

“I përgëzoj të gjithë për zgjedhjet fer që janë mbajtur në Kosovë. Këto Zgjedhje dëshmojnë që Kosova është demokraci premtuese na bëjnë pjesë të familjes evropiane”, tha ai.

Sipas Haradinajt, AAK në këto zgjedhje lokale ka fituar në tetë komuna duke llogaritur edhe Istogun.

“Në këto zgjedhje AAK ka fitu besimin në disa komuna. Sot është konfirmuar fitorja në Gjakovë, Obiliq Rahovec, e Klinë po presim fitore edhe në Istog me këtë kemi 8 komuna që iu është dhënë besimi. I uroj gjithë kryetarët që kanë marrë besimin e qytetarëve dhe ju premtoj bashkëpunim”, ka deklaruar Haradinaj. /Lajmi.net/