Haradinaj përballet me zjarrfikësit protestues, njëri e quan “hajn”, por ja si ia kthen ai /VIDEO

Kryeministri Ramush Haradinaj nuk ka kaluar mirë me zjarrfikësit, që po protestojnë para Qeverisë së Kosovës tash e disa orë.

Lajme

12/07/2018 15:51

Në shenjë zemërimi, njëri nga protestuesit nuk ka kursyer fjalorin, duke e quajtur Kryeministrin e Kosovës hajn.

Haradinaj tha se nuk i ka vjedhur askujt asgjë dhe me ton kërcënues i ka kërkuar të ketë kujdes, raporton Ekonomia Online.