Haradinaj për taksën: Bora do të shkrihet dikur

Kryeministri Ramush Haradinaj nuk ka dashur të komentojë nëse do të hiqet taksa ndaj produkteve serbe, ose do të bjerë Qeveria nëse ajo nuk hiqet.

Lajme

21/01/2019 09:59

Ai pas homazheve në përvjetorin e 13-të të vdekjes së ish-Presidentit Ibrahim Rugova, shtoi se mirëpret takimin e ambasadorin amerikan Philip Kosnett, të thirrur nga kreu i Kuvendit, Kadri Veseli.

Pas insistimit të gazetarëve ai tha se “bora do të shkrihet dikur”.

“E mirëpres takimin, është propozim i kreut të Kuvendit Kadri Veseli. Ka me u shkri bora dikur”.

Me këtë rast Haradinaj e çmoi lart veprën e ish-presidentit Rugova.

“Jemi në përvjetorin e ndarjes nga jeta të ish presidentit historik Ibrahim Rugova, bashkë me kabinetin njëkohësisht me respektin dhe traditën e gjitha këto”.

Presidenti Rugova ka vdekur më 21 janar të vitit 2006, ku u varros me nderime të larta shtetërore dhe ushtarake.

Gjithashtu në përvjetorin e 13-të të vdekjes së tij do të bëhen homazhe te varri i tij në “Velani” dhe vizitë te familja Rugova, ndërsa në orën 12:00 do të mbahet edhe një akademi përkujtimore. /EO