Haradinaj për ndryshimet kushtetuese në Maqedoni: Lajm i mirë edhe për Kosovën

Ramush Haradinaj ka uruar për votimin e mbrëmshëm në Parlamentin e Maqedonisë, ku u votua pro ndryshimeve kushtetuese për ndryshimin e emrit të Maqedonisë, bazuar në marrëveshjen e arritur me Greqinë.

Lajme

20/10/2018 10:05

Sipas tij, vota e Parlamentit të Maqedonisë në mbështje të fillimit të procedurave kushtetuese për ndryshimin e emrit, është lajm i mirë edhe për Kosovën e rajonin, transmeton lajmi.net.

“Vizioni, guximi dhe pjekuria politike e lidershipit dhe popullit të Maqedonisë ishin vendimtare për t’u ngritur mbi të kaluarën jo të lehtë historike, dhe për t’i dhënë fund njërës prej mospajtimeve më të vështira në rajon”.

“Orientimi euro-atlantik i shteteve të Ballkanit Perëndimor është jetik në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon”. /Lajmi.net/