Haradinaj për dialogun me Serbinë: Kosova s’do të bëjë gabime

Kosova nuk do të bëj gabime pas 20 vitesh. Kështu ka deklaruar Kryeministri Ramush Haradinaj, duke iu referuar dialogut me Serbinë gjatë takimit me përfaqësues nga diaspora.

Lajme

31/07/2018 13:38

Sipas kreut të ekzekutivit pikëpamjet e ndryshme nuk janë gjithmonë negative, por edhe mungesa e konsensusit mund të ndikojë në gjetjen siç ka thënë ai në gjetjen e mesit të artë.

“Mos u frikësoni se Kosova bën gabime mbas 20 viteve. Kemi bërë punë për 20 vjet edhe nuk mundemi me gabuar. Por bisedat e brendshme debatet e brendshme janë të nevojshme”.

“Pikëpamjet e ndryshme nuk janë gjithmonë negative nganjëherë mungesa e konsensusit nuk është e dëmshme, ngase mund të gjendet mesi i artë”.

Haradinaj ka falënderuar ata për kontributi e dhënë ne periudhën e para luftës, gjatë luftës dhe pas përfundimit të saj, duke shtuar se remitencat kanë ndihmuar në zhvillimin ekonomik të vendit.

“Edhe qytetarët e Kosovës e dinë sa të vlefshëm jeni ju. Në ato 10 vjet sa nuk kemi qenë në punë krejt Kosova ka jetuar prej juve. Edhe kontributi u juaj për liri të vendit. Por edhe rimëkëmbjen e mas luftës. Na keni përkrahur në çdo temë, remitencat që vijnë prej jush janë shumë të çmueshme për neve”.

Ai u tha bashkatdhetarëve se ka hezitime për investime në Kosovë për shkak të korrupsionit ose gjëra të tjera dhe se institucionet kanë shumë punë, si anëtarësimi në Interpol e formimi i ushtrisë.

“Kemi ende punë nuk jemi anëtarë të Interpol-it, nuk e kemi formuar ushtrinë tonë, nuk ja kemi dhënë mandatin. Kemi probleme me investitorët, ka pas shumë që donatorë që janë larguar për shkak të korrupsionit ose gjëra të tjera. Do të vazhdojmë me punuar me BE-në dhe Amerikën”.

“Kisha dashtë me veçuar lidhjen që ju i bëj Kosovës atdheut tuaj me popujt ku jeton. Ju lusim kini kujdes jeni shumë të rëndësishëm t’i forcojmë lidhjet me ato popujt atje. Ju jeni shqiptar të këtij vendi por bëjuni shtetas të mirë”, raporton Ekonomia Online.

“Janë 5 vene që nuk na kanë njohur, nashta ju nuk jetoni në ato vende është por ka rëndësi që të forconi lidhjet me popujt ku ju jetoni. Respektoni ato vende ku jetoni, tregoni atyre për vlerat tona. Tregoni atyre për vlerat tona kur iu jepet mundësia dhe përcjellje porosinë prej brezit në brez se kush jeni”.

Ndërsa  Emrush Çeku nga Gjermania, kërkoi nga kryeministri që ta ndihmojnë sa i përket Kartonit të Gjelbër dhe përfaqësimit të diasporës.

“Diaspora ka nevojë për një respekt. Qe shumë vite na vijnë dhe e paguajmë Kartonin e Gjelbër po ndihemi të injoruar”.

“Sa më shumë të kemi përfaqësues nga diaspora. Kanë nevojë dhe shprehin gatishmërinë me i ndihmuar popullit të vet”.