Haradinaj për Demarkacionin: Kufiri është në Çakorr, liberalizimi do ndodhë shpejt

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj i cili njëherit është dhe Kryeministër i Kosovës, në tubimin e sotëm në Klinë në kuadër të fushatës zgjedhore, ka thënë se shumë shpejt do të bëhet liberalizimi i vizave.

Lajme

11/10/2017 19:12

Haradinaj ka potencuar se udhëtimi i lirshëm i kosovarëve do të bëhet me përfundimin e detyrave, obligime këto të dhëna nga Bashkimi Europian.

Tutje si i pari i Qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinaj para qytetarëve të Klinës edhe njëherë u ka premtuar se Demarkacioni do të përfundoj më kufirin në Qakorr.

”Ta dini kufiri është në Qakorr, vetëm po presim faktet nga komisioni”, është shprehur Haradinaj, transmeton Klan Kosova.