Haradinaj pas votimit në PE: Urime qytetarë të Kosovës!

Pasi Parlamenti Evropian votoi për heqjen e vizave Kosovës, kreu i ekzekutivit, Ramush Haradinaj, përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se së shpejti qytetarët e Kosovës së shpejti do të lëvizin lirshëm në Evropë.

Lajme

13/09/2018 12:42

Kujtojmë se 420 deputetë të Parlamentit Evropian kanë votuar për liberalizimin e vizave ndërsa 186 ishin kundër dhe 20 kanë abstenuar.

Postimi i plotë i Haradinajt:

Urime qytetarë të Kosovës! Së shpejti do të lëvizni lirshëm në Europë.

Falënderues ndaj të gjithë deputetëve dhe grupeve parlamentare, të të gjitha partive e shteteve anëtare, që në Parlamentin Europian e mbështetën të drejtën tonë për lëvizje të lirë.