Haradinaj pas takimit me Jahjagën: Kërkuam vazhdim të seancës javën që vjen (Video)

(E Plotësuar) Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj tha se do blloku LDK-AAK-Nisma dhe Lëvizja Vetëvendosje, do të kërkojnë që vazhdimi i seancës konstituive të mbahet në javën e ardhshme.

Lajme

02/10/2014 15:55

Haradinaj pas takimit që pati me Presidenten Atifete Jahjaga, tha se tema kryesore që është diskutuar në këtë takim, ishte sqarimet që blloku i ka për mënyrën e daljes nga kjo situatë politike.

“Përmes nënshkrimeve do të bëjmë kërkesë për vazhdimin e seancës që është dashur të mbahet sot. Me këtë ne do të kërkojmë që kjo seancë të mbahet në javën e ardhshme”.

“Ne kishim një takim konsultativ me presidenten, biseduam për zhvillimet e fundit në vend, për mënyrën se si do të duhet të dilet nga kjo gjendje. Kuptohet ne ja shpjeguam se si e shohim mënyrën për daljen nga kjo situatë, përmes votimit në kuvend. Pra, grupi parlamentar që i ka votat, duke u bazuar vendimin e gjykatës kushtetuese, pra pikën 127”.

Aktualisht në presidencë po qëndrojnë delegacioni i Partisë Demokratike të Kosovës, i përbërë nga Kryetari Hashim Thaçi dhe nënkryetarët, Kadri Veseli dhe Hajredin Kuçi.

———————————————

Partitë e bllokut LDK-AAK-Nisma po mbajnë takime të ndara me presidenten Atifete Jahajga. I pari ishte kryetari i LDK-së, Isa Mustafa që vizitojë Jahjagen, ndërsa takimi i radhës është duke u mbajtur me të parin e AAK-së, Ramush Haradinajn.

Kanë vazhduar edhe sot takimet në mes të Presidentes Atifete Jahjaga dhe përfaqësueseve të partive politike parlamentare.

Vazhda e takimeve të Jahjages ka nisur sot me përfaqësuesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), kryetarin Isa Mustafa dhe nënkryetaren Vjosa Osmanin.

Partitë e bllokut LDK-AAK-Nisma, nuk janë përfaqësuar si një grup i vetëm. Pas LDK-së, në takim po qëndron kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj.