Haradinaj pas gjysmë-maratonës: Më mundoi vapa, por bëra një garë të mirë – Lajmi.net
Haradinaj pas gjysmë-maratonës: Më mundoi vapa, por bëra një garë të mirë
Autori: Lajmi.net SportTë tjera 12:47, 14 May 2017
Garues në Gjysmë-maratonën "Prishtina 2017" ishte edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Pasi e mbylli garën, Haradinaj e vlerësoi këtë gjysmë-maratonë si shumë të rëndësishme, duke theksuar që ajo që e mundoi më shumë ishte vapa.

“Sinqerisht më mundoi pak vapa. Megjithatë, bëra një garë të mirë. Nuk është e rëndësishme shumë koha për sa e përfundova garën, por pjesëmarrja dhe mesazhi që e dërgojmë duke marrë pjesë këtu”, deklaroi Haradinaj për RTK, përcjellë “Lajmi.net”.

“Gjysmë-maratona është një garë shumë e rëndësishme. Ne e kemi në maj, Tirana e ka në tetor, kështu që kemi aktivitete mjaftueshëm për të qëndruar aktivë”, shtoi ai. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6

Fjalët kyçe: Ramush Haradinaj

Fotolajm

Pandat gjigante mbushin 1 vjeç në Makao
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Urban Basketball
  • Play iStunt 2
  • Play Urban Basketball
  • Play Bike Rivals