Haradinaj pas fitores së mbrëmshme: Ta mbajmë lart dhe pastër flamurin e Shtetit tonë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, duket se është ndarë shumë i kënaqur me fitoren drithëruese të Kosovës ndaj Letoninë.

Lajme

14/11/2017 15:16

Në një ndeshje miqësore të shndërruar ne triler, Kosova e mposhti Letoninë me rezultat 4-3 të hënën mbrëma në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë.

Sot, kryeministri i vendit e ka uruar kombëtaren, si dhe ka treguar se ka ndier kënaqësi në fitoren e parë të Kosovës në vend që prej pranimit në UEFA dhe FIFA, në një status në llogarinë e vet zyrtare në Facebook.

Ai i ka siguruar lojtarët e kombëtares së do t’iu qëndrojë pranë si në humbje ashtu edhe në fitore.

“Djelmoshat e Përfaqësueses së Kosovës në Futboll, mbrëmë na dhuruan një kënaqësi të jashtëzakonshme. Urime Kosovë, urime Dardanë! Jam me ju në humbje dhe fitore – ta mbajmë lart dhe pastër flamurin e Shtetit tonë. RH”, ka shkruar kryeministri.