Haradinaj: Orientimi euro-atlantik i Kosovës është garanci për të ardhmen e shqiptarëve

Kandidati për kryeministër nga PDK-AAK-NISMA, Ramush Haradinaj sot është takuar me Princin Leka II.

Lajme

27/05/2017 13:05

Pas këtij takimi Haradinaj është shprehur i kënaqur me diskutimet që i pati me Princin, në këtë periudhë me rëndësi për shqiptarët.

Sipas Haradinajt, orientimi i Kosovës është garanci për ndërtimin e të ardhmes së sigurt për shqiptarët.

“Kënaqësi e veçantë ta takosh, Naltësinë e Tij Mbretërore Leka II, Princ i Shqiptarëve, në këtë periudhë kohore me rëndësi për gjithë shqiptarët në Ballkan”, ka shkruar Haradinaj në facebook.

“Orientimi dhe përkushtimi ynë i fuqishëm drejt integrimit të plotë në familjen euro-atlantike është garancë në ndërtimin dhe sigurimin e të ardhmës së sigurt për të gjithë shqiptarët, zhvillimin tonë, marrëdhënieve fqinjësore, bashkëpunimit dhe paqes afatgjate në Ballkan”, tha lideri i AAK-së. /Lajmi.net/