Haradinaj, opozitës: Rrëzojeni qeverinë kur t’i bëni numrat

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj duke iu drejtuar opozitës në Kuvend iu ka thënë se kur t’i bëjnë numrat mund ta shkarkojnë qeverinë.

Lajme

05/06/2018 13:02

Haradinaj ka ngritur çështjen e kandidatëve për policë duke thënë se nuk ka transparencë në pranimin e tyre, raporton lajmi.net.

“I kemi 17 mijë kandidatë për policë ndërsa do të pranohen vetëm 360, ministri i MPB-së ish dashtë me qenë në komision. Nuk ka transparencë në pranimin e tyre. Duhet kërkuar ligj për pensionin e policëve, 2700 policë e kanë kaluar moshën dhe vazhdojnë ta ushtrojnë detyrën e policit në patroll”, ka thënë Haradinaj, transmeton lajmi.net.

Tutje ai ka theksuar se ka studentë që janë të pakënaqur me mungesën e profesorëve në UP dhe ka kërkuar nga ministri i Arsimit ta mbikëqyr këtë çështje.

Haradinaj ka përmendur edhe buxhetin e ndarë në vlerë prej 350 mijë eurove për pushimet e veteranëve duke thënë se kjo praktikë është ushtruar edhe në qeverisjen Thaçi dhe atë Mustafa./Lajmi.net/