Haradinaj nuk zmbrapset: Kufiri është në Çakorr dhe Kullë

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj në emisionin “Debat”, në RTK tha se kufiri është në Qakorr dhe Kullë.

Lajme

25/09/2017 20:01

Sipas tij, nuk ka nevojë askush t`u jap obligime, sepse ata e dinë çka i obligon Kushtetuta dhe se kjo punë do të ecë përpara.

Ndërkaq sa i përket liberalizimit të vizave ai tha se nuk ka dëshirë të jetë pengesë e liberalizimit, por shpreson që çështja e Demarkacionit do të kryhet në afat të shpejtë, por pa dhënë datë të caktuar.