“Haradinaj nuk u ik problemeve, qytetarët e duan si kryeministër”

Xhevahire Izmaku nga Partia Demokratike e Kosovës, duke komentuar Qeverinë e re,  ka thënë se dhënja e timonit nga PDK, Ramush Haradinajt, ishte vendimi më i mirë i mundshëm i Kreut të këtij subjekti partiak, Kadri Veselit.

Lajme

12/09/2017 18:42

Në Info Magazine të Klan Kosova, Izmaku madje ka thënë se Haradinaj Kryeministër, është zgjidhja më e mirë që qytetarët në këto rrethana kanë nevojë për të, pasi ai nuk është njeri që u ik problemeve, realitetit të jetës së qytetarëve.

”Përballja me problemet e qytetarëve tregon se është një Kryeministër që nuk do u ik problemeve por ballafaqohet me to”.

”Partia ime ka bërë shumë mirë që ka zgjedh të përballet me problemet e qytetarëve”.

”Ne e kemi menduar këtë, është formulë e suksesit. Është vendim i mirë dhe këtë e ka menduar shumë mirë z Veseli”.

”Veseli e Haradinaj janë një formulë e suksesit. Mos me qenë numrat nuk ishin krijuar institucionet. Programin e keni kërkuar me paraqit para se me kandidu kryeministrin”.

”Ju nuk deshët debat, ne kërkuam debat. Nuk e pranuat debatin, edhe unë jam e interesuar ta shoh programin”.

”Qëllimi juaj ishte ta pengonit zgjedhjen e kryeministrit. Ne jemi një koalicion i gjerë”.

”Kryeministri e ka shpreh interesimin që problemet më të mëdha të zgjidhen për disa muaj”.