Haradinaj nuk tregon cfarë bisedoi me zyrtaren amerikane

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj është takuar sot me zëvendës ndihmës sekretaren e shtetit të SHBA-ve, Victoria Nuland.

Lajme

12/07/2015 21:28

Haradinaj e ka bërë lajmin publik në profilin e tij në facebook, por pa dhënë detaje se për cfarë u bisedua në takim.

“Sot, pata nderin të pres në takim, Ndihmës Sekretaren amerikane të Shtetit, Victoria Nuland. Mirënjohje dhe respekt për punën dhe angazhimin e znj. Nuland. Mirënjohje dhe respekt për SHBA-të”, ka shkruar Haradinaj në facebook.

Gjatë takimeve të mëhershme me shumicën liderëve politik në vend, Nuland ka kërkuar që gjykata speciale të formohet sa më shpejt.