Haradinaj nuk pajtohet me qeveri dyvjeçare siç propozon VV

Haradinaj foli edhe për takimin me kreun e Vetëvendosjes, Albin Kurti. Ai ka thënë se me kënaqësi do të kishte në qeverinë e tij edhe nga Vetëvendosje, por shtoi për të gjitha këto gjëra pritet të shihet në vazhdim.

Lajme

19/06/2014 22:25

“Sot Vetëvendosje sjelli një material me shkrim, të cilat duhet të konsiderohen. Sado që duhet të jemi të kujdesshëm ndaj të gjitha veprimeve, ne prapë duhet të mbesim në partneritet me BE-në. Nëse dojmë ta heqim izolimin e Kosovës, mungesa e liberalizimit të vizave është izolim”, tha kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në amisonin Zona B të televizionit Klan Kosova.

“Dua ta mobilizoj, mundësisht të gjithë energjinë e Kosovës, që ta përshpejtojmë integrimin e Kosovës. Sido që të jetë, nuk mund të them se cili do të jetë epilogu”, tha Haradinaj.

“Me kënaqësi do t’i kisha partnerë në qeveri, por marrëdhëniet nuk do të zhvillohen në këtë mënyrë. Ata thonë se përmes partneritetit të kontribojmë në politikat e Kosovës, që domethënë më shumë ta duam veten, se fqinjët”, ka thënë ai.

“Vetëvendosje kanë një kalkulim kohor, ky është që Kosova të aftësohet për një rang zgjedhje sa më mirë. Tash kemi një dallim realisht. VV ka këtë qëndrim, një mandat të shkurtë, një qeveri emergjente, nuk e di a mund të përafrohemi në këto mendime”, ka thënë Haradinaj. 

Haradinaj: Nuk do të bashkëjetoj me ata që s’japin rezultate

Kryetari i AAK-së, njëherit i zgjedhur nga blloku opozitar për kryeministër, Ramush Haradinaj, ka thënë se ekipi i tij do të duhet ta kuptoj se është në momente vendimmarrëse për Kosovën. Siç thotë ai, nuk do ta ketë të vështirë të përballet me agjendën kosovare, nëse bëhet kryeministër.

Haradinaj në emisionin “Zona B” në Klan Kosova ka thënë se edhe nëse ai s’do ta ketë një qeveri tepër kualitative, do t’ia dalë mbanë me qeverisje, për shkak të siç ka thënë, agjendave të zakonshme në vend.

“Të gjithë vendimmarrësit do ta kuptojnë që ky është një shans vendimmarrës në Kosovë”.

“Me e pas një qeveri që s’është tepër kualitative por që do të përballesh me një agjendë e zakonshme nuk është fort problem”.

“Dëshira ime është në nisje me ia dhënë mundësinë secilit. Unë nuk do të bashkëjetoj me asnjërin prej tyre nëse nuk arrijnë të japin rezultate”.

“Nuk besoj se edhe partnerët politikë ta kenë interes të kenë mossuksese”, tha ai.

Haradinaj ka kritikuar për mospunë ministrin Agani. Ndërsa ka thënë se për  Minsitrinë e Shëndetësisë ai ka njerëz të zotë e të cilët mund ta bëjnë ndryshimin e duhur.