Haradinaj njofton kabinetin qeveritar se çfarë bisedoi me Stolternbergun – Lajmi.net
Haradinaj njofton kabinetin qeveritar se çfarë bisedoi me Stolternbergun
Autori: Lajmi.net LajmePolitikë 15:57, 6 December 2018
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka njoftuar kabinetin qeveritar për bisedën e tij telefonike me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka njoftuar kabinetin qeveritar për bisedën telefonike të tij me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, raporton lajmi.net.

Haradinaj ka bërë të ditur se sekretari i ka thënë se në rast se ndryshohet mandati i FSK-së, atëherë do te shqyrtohen marrëdhëniet  e NATO-s me FSK-në dhe jo me Kosovën, dhe se sipas tij mediat duhet ta bëjnë dallimin në këtë.

Ai ka thënë se i ka shpjeguar të parit të NATO-s se transformimi i FSK-së është një proces demokratik dhe vendim sovran i vendit, raporton më tutje lajmi.net.

Haradinaj ka shtuar se ka shprehur gatishmërinë që të takohet me sekretarin e NATO-s për t’i dhënë detaje shtesë për këtë.

Kryeministri ka thënë se ia ka bërë të qartë Stoltenbergut se qëllim i Kosovës është anëtarësimi në NATO.

“Si e tillë janë pjekur të gjitha kushtet që ushtria të votohet më 14 dhjetor”, është shprehur Haradinaj. /Lajmi.net/

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO