Haradinaj: Nihem i fyer nga akuzat, Mujën e kam pasur si vëlla

Daut Haradinaj thotë se Mujë Krasniqin e ka pasur si vëlla pavarësisht akuzave të babait të këtij të fundit.

Lajme

29/11/2014 21:48

Haradinaj thotë se ndihet i fyer nga qëndrimet e Halil Krasniqit, derisa thekson se askush nuk mund të thirret në emrin e Mujë Krasniqit.
 
Reagimi i plotë i Haradinajt në Facebook:
 
Nuk po reagoj por po sqaroj pa modesti!
 
Për Mujë Krasniqin mendoj se Kosova e din që e kam patur si vëlla! Dhe si vëllezërit e mi e kam trajtuar ndoshta edhe më shumë.
 
Duke u ndier i fyer me qëndrimet e plakut të tij rreth moskujdesit ndaj emrit te Komandant Kapuqit- dëshiroj t’ju them se Muja ka qenë dhe do mbetet njeri i madh. Njëkohësisht them se asnjë njeri nuk e ka të drejten të thirret në emrin e tij. Ashtu siç më duhet edhe t’ua kujtoj një fakt: kurrë s’kam pranuar dhe nuk do të pranoj divergjenca nga askush. Më së paku nga njerëz që në momente të vështira ma kanë mbyllur derën!
 
Bashkëluftëtarët e Mujës dhe familjarët e tij duhet të besojnë fuqishëm në vlerat e shenjta që patën dëshmorët tanë!
 
Daut Haradinaj