Haradinaj ngushëllon familjen për vdekjen e Musliut: I qoftë i lehtë dheu!

Kryeministri Ramush Haradinaj, ka shprehur dhimbjen e tij për ndarjen e nga jeta të luftëtarit të lirisë, ish-komandatit të UÇMPB-së dhe Kryetarit të Këshillit Nacional të Shqiptarëve në Luginë të Preshevës, Jonuz Musliu.

Lajme

18/01/2018 13:09

Haradinaj tha se Musliu ishte njeriu i është përkushtuar zgjidhjes së drejtë të çështjes së shqiptarëve në Luginë, transmeton lajmi.net.

Shkrimi i plotë:

Me dhembje mora lajmin për shuarjen e luftëtarit të lirisë, ish komandant i UÇMPB-së dhe Kryetar i Këshillit Nacional të Shqiptarëve në Luginë të Preshevës, Jonuz Musliu.

Musliu, një jetë njeriu i është përkushtuar zgjidhjes së drejtë të çështjes së shqiptarëve në Luginë, luftëtar i paepur i të drejtave të njeriut, mik dhe familjar i mirë, do t’i mungojë familjes së tij, dhe komunitetit.

I qoftë i lehtë dheu!

RH