Haradinaj ngushëllim për Schockenhoff, ishte vizionar politik

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka dërguar një letër ngushëlluese për vdekjen e nënkryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Kristian Demokrate (CDU) gjermane, Andreas Schockenhoff.

Lajme

14/12/2014 16:31

Haradinaj e ka quajtur deputetin gjerman, një vizionar politik.

“Në këto momente të pikëllimit, jua përcjellë ngushëllimet familjarëve, bashkëpunëtorëve, ambasadores gjermane në Kosovë, znj. Angelika Viets si dhe Qeverisë gjermane”.

“Do të kujtohet lartë kontributi i çmuar dhe angazhimi i z. Schockenhoff, si një vizionar politik për të ardhmen e përbashkët të Ballkanit Perëndimor dhe mbështetës i fuqishëm i shtetësisë së Republikës së Kosovës”, ka shkruar Haradinaj.