Haradinaj ngjitet në Qafën e Bogiçës, në trekëndëshin kufitar Kosovë-Shqipëri-Mali i Zi

Kryeministri Ramush Haradinaj vazhdon ta ruaj pasionin për t’u ngjitur maleve dhe majave të larta.

Lajme

17/03/2018 16:40

Edhe sot, ditë vikendi, Haradinaj e ka shfrytëzuar që të ngjitet në njërën nga majat më të lartë të vendit tonë.

Bëhet fjalë për Qagën e Bogiçës, pjesë e territorit të Deçanit dhe në afërsi të trekëndëshit kufitar Kosovë-Shqipëri-Mali i Zi.

Lartësia mbidetare e kësaj Qafe është 2300 metra, shkruan lajmi.net.

Fotografinë e Haradinajt e ka postuar në Facebook nipi i kryeministrit, Luan Haradinaj, i cili mban emrin e axhës së tij, njërit nga themeluesit e UÇK-së dhe dëshmor i kombit. /Lajmi.net/