Haradinaj nga Zhupa: Ideja e shkëmbimit të territoreve po i ngjanë marrëveshjeve tregtare

“Qeveria e Republikës së Kosovës do t’i qëndrojë pranë secilës komunë dhe secilit rajon, pa dallime partiake dhe etnie. Ne do të angazhohemi që kërkesat dhe nevojat e banorëve të kësaj ane të adresohen dhe të gjejnë mbështetje institucionale”, ky ishte mesazhi i Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinajt, gjatë një vizite pune që pati sot në rajonin e Zhupës, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Lajme

15/09/2018 17:49

Aty, Kryeministri u prit nga përfaqësuesit e banorëve të kësaj ane, me të cilët ka bashkëbiseduar për sfidat dhe problemet me të cilat ballafaqohen banorët atje.

Haradinaj, gjatë këtyre takimeve, foli edhe për situatën aktuale politike në vend, konkretisht rreth zhvillimeve të fundit që kanë të bëjnë me dialogun Kosovë – Serbi, duke thënë se te dyja palët duhet të arrijnë marrëveshje paqësore me njohje të dyanshme, në shërbim të zhvillimit të të dyja vendeve, dhe se ideja e shkëmbimit të territoreve po i ngjanë marrëveshjeve tregtare, dhe si të tilla janë të dëmshme. /Lajmi.net/