Haradinaj nga Franca: Nuk shkeli mbi lirinë e popullit tim

Ramush Haradinaj e ka cilësuar si mbështetje për lirinë dhe ekzistencën e Kosovës, përkrahjen e madhe nga shqiptarët në gjithë botën që po bëhet për të.

Lajme

21/01/2017 16:04

“Fatin tonë e kemi lidhur me lirinë e përbashkët, dhe unë duke qenë njëri prej Jush, nuk shkel mbi lirinë e popullit tim” ka shkruar Ramush Haradinaj në rrejtin social facebook.

Lexo postimin e plotë:

Të dashur bashkëkombasit e mi,

Po ju përcjell nga larg dhe në rrethana të pazakonshme, por edhe me kaq sa po mund tu shoh, jam krenar me popullin tim!

Mbështetjen tuaj të madhe e të pakursyer, gjithandej nëpër Botë, e kuptoj si mbështetje për lirinë dhe egzistencën e Kosovës dhe të secilit prej nesh!

Fatin tonë e kemi lidhur me lirinë e përbashkët, dhe unë duke qenë njëri prej Jush, nuk shkel mbi lirinë e popullit tim.

Juaji Ramush Haradinaj