Haradinaj nesër pritet të rizgjidhet kryetar i AAK-së

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nesër në ora 11:00 do të mbajë Kuvendin e Vlll-të zgjedhor në të cilin do të zgjidhet Kryetari i AAK-së dhe Këshilli Drejtues i AAK-së.

Lajme

22/06/2018 21:55

AAK përmes një njoftimi në Facebook ka bërë të ditur emrat e të gjithë kandidatëve për Këshill Drejtues të kësaj partie.

“Konform Statutit të AAK-së, Neni 15 dhe Rregullorës mbi zgjedhjet në AAK, Kryesia e AAK-së, bashkë me degët e AAK-së, kanë hartuar listën me kandidatë për Këshillin Drejtues. Delegatët e Kuvendit Zgjedhor, me votim të fshehtë, do të zgjedhin përbërjen e re të Këshillit Drejtues të AAK-së. Suksese kandidatëve”, thuhet në njoftimin e AAK-së.

Për të parin e AAK-së, përveç kryetarit aktual Ramush Haradinaj nuk ka pasur kandidatë të tjerë/Lajmi.net/