Haradinaj: Nënë Tereza do të jetë gjithnjë frymëzuese për njerëzit e mirë

.

Lajme

19/10/2017 16:33

Kryeministri i Republikës së Kosovë Ramush Haradinaj përkujton 14 vjetorin e Lumturimit të Nënë Terezës, nga Papa Xhon Pali i Dytë.

Nëna Terezë, e shenjtëruar nga Papa Françesku vitin e kaluar,  u bë mishërimi i dashurisë dhe paqes në botë, është njëherësh simbol botëror i flijimit të njeriut për njeriun.

“Nëna Terezë do të jetë gjithnjë frymëzuese për njerëzit e mirë dhe për vepra kulmore humane, veçanërisht për shqiptarët dhe Kosovën”, thuhet në mesazhin e kryeministrit.

Dita e Lumturimit të Nënës Terezë duhet të na shërbejë si ikonë që të jemi më të përkushtuar për të ndërtuar një botë më të mirë për fëmijët tanë./Lajmi.net/