Haradinaj në takim me Mogherinin: Jemi të përkushtuar për anëtarësim në BE

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili po qëndron në një vizitë zyrtare në Bruksel, ku do të marr pjesë në takimit e dytë të Këshillit të Stabilizim Asociimit ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian, ka zhvilluar një takim me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Federica Mogherini.

Lajme

17/11/2017 11:34

Haradinaj me anë të një postimi në facebook ka thënë se në këtë takim është diskutuar për të ardhmen evropiane të Kosovës.

Ai ka thënë se Qeveria e Re ka përshpejtuar dinamiken e përmbushjes së kriterve të dala nga MSA.

Haradinaj ka thënë se Kosova është përkushtuar për anëtarësim në BE.

“Para fillimit të takimit të dytë të Këshillit të Stabilizim Asociimit ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian, me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Federica Mogherini, biseduam për perspektivën dhe rrugën evropiane të Kosovës”

“Me dinamikën e re të qeverisjes është përshpejtuar edhe procesi i përmbushjes së Agjendës së Reformave Evropiane dhe të kritereve të përcaktuara me Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit”.

“Kosova është e përkushtuar për rrugën e saj për anëtarësim në Bashkimin Evropian”./Lajmi.net/