Haradinaj në Shkup, darkë me kryeministren serbe

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë vizitës së tij në Maqedoni, pritet të takohet edhe me homologen e tij serbe, Ana Bërnabiq.

Lajme

18/04/2018 12:56

Kështu të paktën shkruan “Tanjug” i Serbisë, ku shtohet se kryeministrja serbe do të marrë pjesë në darkën e përbashkët të kryeministrave të Ballkanit, me atë të Bosnjës, Malit të Zi, Maqedonisë, Shqipërisë dhe Kosovës, transmeton lajmi.net.

Edhe më herët ishte paralajmëruar një takim jo-formal i kryeministrave të shteteve të Ballkanit, i inicuar nga Komisionerja Evropiane për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini, mirëpo që nuk ishte konfirmuar pjesëmarrja e Bërnabiq dhe Haradinaj.

Ndryshe, Samiti i Rradhës Digjital i Ballkanit Përendimor do të mbahet në Shkup gjatë ditës së nesërme. /Lajmi.net/

Lexoni edhe:

Haradinaj në Shkup: Kosova me treg tejet të avancuar në Teknologjinë Informative