Haradinaj: Në marrëveshjen finale Kosovë-Serbi, s’do të diskutohet për kufijtë

Ka nisur mbledhja e Qeverisë së Kosovës.

Lajme

18/12/2018 12:37

Gjatë kësaj mbledhjeje, i pari i Qeverisë, Ramush Haradinaj ka thënë se në marrëveshjen finale mes Kosovës dhe Serbisë nuk do të diskutohet për kufijtë, raporton lajmi.net.

Haradinaj ka theksuar se e kanë për qëllim të arrijnë një kontratë mes dy vendeve për normalizim të marrëdhënieve.

Tutje, ai ka ripërsëritur qëndrimin e tij për taksën 100 për qind ndaj importeve serbe duke thënë se taksa do të qëndrojë derisa Serbia ta njohë Kosovën. /Lajmi.net/