Haradinaj në Gjilan, sërish kundër Thaçit e Isës

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj iu bëri thirrje qytetarëve të Gjilanit që të mos e votojnë Hashim Thaçin dhe Partinë Demokratike të Kosovës, pasi që kjo, sipas tij, vetëm do t’ia vështirësonin jetën vetes së tyre edhe më tutje.

Lajme

05/06/2014 22:02

Haradinaj i shoqëruar edhe nga Nexhat Daci, e vazhdoj fushatën sot në komunën e Gjilanit, ku kërkoi votën e qytetarëve duke iu thënë se programi ‘Drejtimi i RI’ është i realizueshëm.

“Ju mundeni me shku me i tregu krejt Kosovës se ata nuk dijnë me qeverisë, se nuk ditën në nivel nacional por nuk ditën as te ju në komunë, andaj nuk po iu mundoj më shumë por nuk bënë me i votua. Mos i votoni më 8 qershor, mos i votoni më se ia rëndoni jetën vetes shumë më shumë se deri tash, krejt të këqijat që i keni parë deri në 8 qershor, në rast se i votoni PDK-në dhe zotin Thaçi, dijeni se edhe më shumë keni me ia rënduar vetes dhe më keq ka me iu shkuar jeta më tutje, mos e bëni këtë. Zotëri Isa Mustafa po thotë ne mundemi, në Prishtinë nuk ka mundur, për Kosovë është pikëpyetje a mundet se kur nuk ka mundur në Prishtinë, Prishtina ka më pak probleme se Kosova. Aleanca dhe Drejtimi i Ri po thotë se sigurojmë zhvillim ekonomik dhe e sigurojmë menjëherë nga dita një me ia nisë zhvillimi, në fakt Aleanca dhe Drejtimi i Ri po thotë që Kosova do të jetë tjetër se në Kosovë ka me u qeverisë pa korrupsion”, ka thënë ai.

Haradinaj si anembanë Kosovës edhe këtu premtoi pagë minimale prej 1,000 euro, pasi që bëhet fjalë për projekte që do të realizohen nga qeverisja e tij.