Haradinaj: Ne do ta kthejmë vendin në drejtim të duhur

Ramush Haradinaj, ka thënë se AAK në programin e vet paraqet ide se si të zhvillohet  vendi dhe të integrohet në OKB dhe NATO. Ai u zotua se me qeverisjen e tij nuk do të ketë dallime rajonale.

Lajme

30/05/2014 18:21

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka thënë se ka planin si ta kthejnë vendin në drejtim të drejtë. Ai gjatë tubimit të AAK-së, të mbajtur të premten në Junik, tha se ka formulën se si Kosovën do ta bënte shtet ligjor, të zhvilluar dhe të integruar në BE e NATO.

Haradianj duke lavdëruar punën e junikasve, tha se ata kanë qenë pa përkrahje nga niveli qendror, por qeveria e tij nuk të bëjë dallime të tilla.

“Për këtë, ne e kemi quajtur programin tonë \’Drejtim i Ri\’. Pra, nuk po duam ta lëmë veten dhe vendin të shkojë në një drejtim të gabuar. Këtu i kemi dhënë përgjigjet se si mundet qeveria e vendit me e zhvillu vendin, me e zhvillu Kosovën, si mundemi me u zhvillu ekonomikisht, si me e rritë punësimin, si mundemi me e sjellë punën, që mos me pas familje që nuk e ka së paku një të punësuar, si me e pru punën që në Kosovë edhe rendi, ligji e shteti me qenë diçka që ja sheh të mirën qytetari”.

“ Si me e pru punën që me na respektu të tjerët, me pas liberalizim të vizave, me u anëtarësua në BE e në OKB e NATO. Këto përgjigjeje kur i kemi shkruar, i kemi bërë me analizë, me kujdes, me plan që në mënyrë që kur ta marrim besimin, me emër të Zotit me ia nisë me punu se ka shumë punë”.

“ Në Junik ka shumë punë, komuna, kryetari janë munduar dhe kanë punuar. Më ka pëlqyer shumë se ju kanë respektuar. Kanë bërë edhe shumë punë por kanë qenë vetëm. Nuk është lehtë të punosh vetë, pa e pas përkrahjen nga qeveria qendrore”.`

“Ne i kemi identifikuar disa punë që lidhen me Junikun, p.sh. rruga për bjeshkët e Gjeravicës, e cila u sjellë të ardhura, bujqve, fermerëve. Me fondin agrar do të ju ndihmojmë të punojnë e prodhojnë. Kanalin për ujitje që ka shumë rëndësi, pallatin e kulturës dhe objektin e ri për shkollën fillore”.

“Në numrin 44 do të bashkohemi, se është drejtimi i ri i vendit. Ne nuk do të diskriminojmë asnjë regjion, asnjë komunë, prandaj ka shumë rëndësi të bashkohemi rreth numrit 44. Ka ardhur koha juaj \” – ju tha kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, qytetarëve të Junikut.