Haradinaj në Deçan, flet për ushtrinë e liberalizimin e vizave

Kryeministri i Kosovë, Ramush Haradinaj është takuar sot me qytetarët e Deçanit.

Lajme

27/10/2018 15:59

Haradinaj gjatë një takim me qytetarët, foli për qeverisjen e tij, për sukseset dhe sfidat e saj.

Ai me këtë rast përmendi punët e mëdha që janë bërë për rritjen ekonomike të vendit, për buxhetin si bazë më e fuqishme për projektet kapitale, për ushtrinë, liberalizimin dhe INTERPOL-in, njofton kumtesa, përcjell lajmi.net.

Siç thuhet në njoftim, primare për vendin, tha Kryeministri Haradinaj mbeten rendi, ligji dhe siguria në vend. Sepse pa siguri nuk ka zhvillim ekonomik dhe asgjë tjetër. Ai tha se deri më tash vendit tonë i ka munguar një qeveri e vendimeve të mëdha.

Ai u premtoi qytetarëve të Deçanit, nga të cilët, kërkoi mbështetje, se Qeveria e tij, me punët që po i bënë për vendin, do të hyjë në histori si qeveria më e suksesshme. /Lajmi.net/