Haradinaj në Bondsteel: Deklaratat e Janjiqit për ndarjen e Kosovës s’përbëjnë kërcënim

Kryeministri, Ramush Haradinaj ka thënë se deklaratat e priftit të  Manastirit të Deçanit, Sava Janjiq se ka skenarë për ndarjen e Kosovës nuk përbëjnë kërcënim.

Lajme

01/08/2018 14:09

Kreu i ekzekutivit këto deklarata i ka quajtur spekulime duke shtuar se integriteti territorial i vendit është i pacenueshëm.

Ai këto deklarata i bëri gjatë vizitës që i bëri Kampit Bondsteel ku u takuar me komandantin e këtij kampi, Nick Ducich. Haradinaj tha se kosovarët duhet të ndihen të sigurt që të jetojnë në Kosovë.

Pas ndalimit të punimeve në rrugën Deçan – Mali i Zi në afërsi të Manastirit të Deçanit, igumeni i kësaj kishe, Sava Janjiqi ka përkujtuar, siç ka thënë, se serbët dhe objekte kishtare serbe ka edhe në jug të Kosovës.

“Për deklaratat e Savas mendoj që kjo është në kuadër të debateve të bëra për diskutimin rreth kufijve. Unë besoj që nuk ka kërcënim nga ndryshimi i kufijve. Të gjithë kosovarët duhet të ndihen të sigurt dhe të jetojnë të sigurt në Kosovë”.

Ndërsa sa i përket pjesëtarëve serbë të FSK-së, kreu i Qeverisë tha se ata janë njerëz të Kosovës dhe së bashku duhet të garantojnë sigurinë dhe jetën në paqe për të gjithë.

“Serbët e Kosovës janë njerëz të Kosovës ata janë në shtëpinë e tyre në shtetin e tyre dhe ata janë këtu së bashku që të garantojnë sigurinë dhe jetesën në paqe për të gjithë”.

Haradinaj tha se kampi Bondsteel është garanci për paqe në Kosovë, madje sipas tij, KFOR do të ndikojë edhe në aftësimin e ushtrisë, raporton EO.

“Është bërë shumë punë nga Amerika për paqen në Kosovë dëshira jonë është poashtu ta ndihmojnë paqenë në Kosovë dhe në Ballkan edhe ne gjerë edhe me aftësimin e ushtrisë së Kosovës në të ardhmen që të jemi partner”.

“Për mua dhe Kosovës kampi Bondsteel është shpresë është garanci për paqe për të gjithë ne që jetojmë në shtetin tonë. Kosova është një shtet multi-etnik  dhe kjo është garanci për paqe për regjistrohuni gjithashtu. Është poashtu shpresa jonë që të jemi në gjendje të jemi përkrahës siç ju jeni të jemi në gjendje të jemi partnerët tuaj”.