Haradinaj: Ndërkombëtarët po na i kundërshtojnë metodat, jo kauzën (Foto&Video)

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, i ftuar në forumin Fol Hapur te Lëvizja Fol, ka thënë se bashkësia ndërkombëtare, asnjëherë nuk i ka kundërshtuar kauzat e tyre, që janë Demarkacioni dhe Asociacioni.

Lajme

12/02/2016 10:45

Sipas liderit të AAK-së, ndërkombëtarët kanë po e kundërshtojnë dhunën por jo edhe kauzën e protestave, raporton lajmi.net.

Haradinaj duke folur për protestën e radhës të opozitës, ka thënë se më 17 shkurt do të shprehet pakënaqësia qytetare. Sipas tij, qytetarët u janë bashkuar nga mungesa e reflektimit nga ana e pushtetit për anulimin e marrëveshjeve me Serbinë dhe me Malin e Zi, dhe kjo ai thotë se u pa më së miri më 9 janar.

1

Takimi te Jahjaga

Për takimin te presidentja, Haradinaj ka thënë të mos ketë pritur se do të ketë ndonjë zgjidhje.

“Unë kam propzuar që të shpërbëht Kuvnedi dhe presidenti të zgjidhet nga populli. Kam shprehur gadishmërinë për tu kthyer në Kuvend për t’i bërë ndryshimet kushtetuese dhe të shkojmë në zgjedhje. Nuk ka pasur ndonjë reflektim për këtë nga Mustafa e Thaçi, sjellja e të cilëve ka qenë indiferente”.

Haradinaj ka thënë se më nuk do të shkojë në takime të tilla të thirrura nga presidentja, pasi ato sipas tij nuk po rezultojnë sukseshëm, raporton lajmi.net.

2

Zgjedhjet e parakoshme

Zgjedhjet e parakohshme Haradinaj ka thënë se janë të pashmangshme, dhe ato sipas tij do të duhej të shpalleshin para 17 shkurtit, edhe pse ka ngelur edhe shumë pak kohë.

Për caktimin e zgjedhjeve të parakohshme Haradinaj thotë se është pro idesë që kjo të vendoset me konsensus politik, pasi edhe nëse nuk ka pajtim, ato janë të pashmangshme.

Lideri i AAK-së, mundësi për shpërndarje të parlamentit e shesh edhe te moszgjedhja president e Hashim Thaçit.

Sipas tij, nëse deri më 6 mars nuk zgjidhet presidenti, vendi shkon në zgjedhje të jashtëzakonshe brenda 45 ditëve.

“Por nëse bëjmë një marrëveshje politike atëher kemi mundësi që të jemi më kreativ dhe në këtë situatë fundi i prillit do të ishte  përshtatëshëm”. /lajmi.net

YouTube player