Haradinaj mungon në protestën ‘ditë e natë’

Sekretari i Përgjithshëm i AAK-së, Blerim Kuçi, nga vendi ku janë ngritur tendat e opozitës, ka thënë se shefi i tij, Ramush Haradianaj, ndonëse nuk gjendet në këtë moment aty ai ka qenë në fillim.

Lajme

23/02/2016 19:10

“Haradinaj ishte në fillim të kësaj forme të re të protestimit. Kjo është një formë e re për t’i kundërshtuar marrëveshjet”, tha Kuçi për Klan Kosovën.

Por është shpehur se së bashku me pjesën tjetër të partisë (AAK) do të qëndrojnë në shesh, deri sa të largohet Qeveria.

“Kjo është vetëm fillimi, e ne do të jemi çdo ditë derisa qeveria të jep dorëheqje dhe t’i kërkojnë falje qytetarëve”.

haradinaj-nuk-gjendet-pran-euml-protestuesve-n-euml-tenda_hd

Kurse për seancën normale të thirrur nesër në Kuvendin e Kosovës, Kuçi ka thënë se do përdoren metodat e njëjta.

“Ne do t’i përdorim të gjitha format demokratike aq sa kanë mundësi të jenë demokratike apo proporcionale në raport me Qeverinë, për t’i kundërshtuar marrëveshjet. Nesër do të jemi në shesh përballë Qeverisë, të qetë si brenda ashtu edhe jashtë”.

Këshilltari i Hashim Thaçit, Ardian Arifaj, brenda në studiot në Info Magazinë ka thënë se opozita duhet të heq dorë nga kjo mënyrë e të protestuari, kurse Kuçi i ka thënë që të pranojë se Thaçi e ka dëmtuar Kosovën.

“Ne i bëjmë thirrje Arifaj e ai duhet t’i bëjë thirrje shefit të tij, që ta pranojë që e ka dëmtuar Kosovën me marrëveshjet. Shefi i tij duhet të jep përgjegjësi sepse ai e ka sjellur shtetin në një gjendje shumë të rëndë, zgjidhje ka e zgjidhja e vetme janë zgjedhjet”, tha Kuçi.