“Haradinaj mund të dërgohet në Shqipëri pas marrjes së shtetësisë”

Një ditë para vendimit përfundimtar të Gjykatës së Colmarit për ekstradimin në Serbi apo lirimin e kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, mediat serbe kanë shkruar se frikësohen që Haradinaj mund të mos ekstradohet në Serbi pas marrjes së nënshtetësisë së Shqipërisë.

Lajme

26/04/2017 12:13

“Ramush Haradinaj, ish-udhëheqësi i UÇK-së, i cili është në pritje të vendimit të gjykatës nëse do të ekstradohet në Serbi, nuk mund të dërgohet në Shqipëri vetëm sepse i është dhënë të hënën shtetësia e këtij vendi”, shkruan Tanjug, duke cituar gazetën Novosti.

Ministria e Drejtësisë së Serbisë, Nela Kuburoviq ka thënë se shtetësia nuk është bazë për të kërkuar ekstradimin e tij. /Lajmi.net/