Haradinaj: Mos i dëmtoni institucionet, edhe unë kam humbur familjarë (Foto)

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka thënë se shteti i Kosovës ngritët duke e respektuar dhe duke e forcuar atë.

Lajme

06/11/2017 11:00

Haradinaj përmes disa fotografive në Facebook, shihet duke i pastruat xhamat e objektit të qeverisë të cilët dje u sulmuan nga aktivistë të Vetëvendosjes.

Ai ka theksuar se familjes Dehari do te iu qëndroj pranë ndërsa drejtësia për Astritin do të vihet në vend.

Postimi i plotë:

DREJTËSI PËR ASTRITIN

Vetë kam humbë njerëz të familjes, në kohë lufte dhe pas saj. Humbjen e familjarëve e ndjejë thellë dhe kam respekt për familjet që kanë përjetuar dhimbjen.

Respekt për protesuesit, por shteti i Kosovës ngritet duke e respektuar dhe duke e forcuar atë.

Mos e dëmtoni tuajën, sepse institucionet janë të popullit.

Familjes Dehari do t’i qëndrojmë pranë dhe drejtësia për Astritin do të vihet në vend.

RH

23376261_669288549862229_8259012209165939017_n 23244462_669288546528896_1483051083897555537_n