Haradinaj mohon t’i ketë kërkuar falje Bërnabiqit për arrestimin e serbëve

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përgënjeshtruar mediat beogradase, të cilat raportuan se ai i kishte kërkuar falje kryeministres së Serbisë, Ana Bërnabiq, rreth arrestimit të disa serbëve nga Njësia Speciale e Policisë së Kosovës.

Lajme

19/07/2018 21:29

“Unë kam pasur bisedë, pas ndërhyrjes së saj në tryezë. Unë ia ktheva. Erdh deri te një ballafaqim”, ka treguar Haradinaj.

Shefi i ekzekutivit kosovar ka bërë të ditur se i ka thënë homologes “që organet e rendit i kanë kryer punët e veta”.

“S’ka qenë kërkim falje, bisedë për temën”, ka thënë Haradinaj në RTV Dukagjini.

Mediat serbe kishin raportuar se Haradinaj i ka kërkuar dy herë falje Bërnabiqit, për shkak të arrestimit të pesë serbëve në rajonin e Gjilanit.