Haradinaj – ministrave për mungesë në seanca: Kjo është vërejtja e fundit

Kryeministri Ramush Haradinaj u ka bërë sot thirrje kolegëve të tij ministra që të vijnë në seancë.

Lajme

14/12/2017 12:08

Ai është shprehur se kjo është vërejtja e fundit për kabinetin e tij qeveritar.

“Çdo ministër që nuk vjen në seancë është kundër idesë sime si kryeministër. Kjo është vërejtja e fundit për ta dhe do të ndërmarr masa”, ka thënë sot në Haradinaj

Ndër tjerash kryeministri Haradinaj në seancën e sotme është shprehur se nga janari i vitit të ardhshëm ka një plan për zëvendësministrat e Kosovës.

“Janë shumë. E di, por numri i zëvendësministrave është reflektimi i konstelacionit të subjekteve politike që kanë bërë koalicionin qeveritar. Unë nuk mund të bëj gjë këtu, por premtoj se që nga janari i vitit që vjen, do të përpiqem që zëvendësministrat të paktën ta nxjerrin rrogën e vet”, ka thënë Haradinaj.